Rashica ka diçka për të thënë për Turqi

Futboll

Rashica ka diçka për të thënë për Turqi

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 21:55
Milot Rashica

Pas tërmeteve të tmerrshme që morën jetën e më shumë se 30000 personave në Turqi, sot është kthyer Superliga e Turqisë

Tifozë të shumtë i janë kthyer stadiumeve derisa tifozët e Besiktas hodhën lodra në fushë, si shenj simbolike për t’ia dërguar fëmijëve që kanë mbetur pa prind shkaku i tërmetit.

E rikthimin e futbollit e ka përshëndetur edhe Milot Rashica, i cili ka reaguar me një status në rrjetet sociale.

“Pas momenteve të vështira këto javët e fundit, ne jemi të lumtur që i shohim stadiumet plot njerëz dhe të gjithë na japin pak nga energjia e mirë për shumë njerëz të cilët po vuajnë.

Gati që të rifillojë sezoni”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat