Trofeu të Manchester Utd

Futboll

Trofeu të Manchester Utd

Nga: K. G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Manchester Utd feston

Manchester Utd ka fituar trofeun e parë për vitin 2023, Carabao Cup.

“Djajtë e kuq” në finale ngadhënjyen me rezultat 2:0 ndaj Newcastle-s, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Dy gola për 6 minuta ishin fatal për Newcastle-n.

Trajner Ten Hag padyshim se është i lumtur për fitoren dhe trofeun e kupës.

Golat i realizuan Casemiro (33') e Botman (39' - autogol).

Newcastle u përpoq por pa sukses, ndërsa Manchester Utd ka treguar edhe në herë formën që po e tregon edhe në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat