Kapiteni Lautaro ngre zërin pas humbjes

Futboll

Kapiteni Lautaro ngre zërin pas humbjes

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 19:12
Kapiteni Lautaro ngre zërin pas humbjes

Lautaro Martinez ka marrë përsipër rolin e liderit të ri te Interi dhe si kapiten që është caktuar pas situatës së krijuar me Skrinjar, ka dalë ai para mediave për të folur pasi skuadra u mposht me shifrat 1-0 nga Bolonja sot.

“Mungoi qasja ndaj ndeshjes siç duhej. Edhe në pjesën e dytë e kishim shumë të vështirë, kishim disa raste por kemi luajtur shumë keq.

Jam i zhgënjyer nga paraqitja, tani duhet të rikuperojmë energji dhe të mendojmë për Leçen.

Koha e keqe dhe shiu ishin njëlloj për të dy skuadrat. Ata ishin superiorë ndaj nesh. Kjo duhet të jetë një mundësi për t’u bërë më kompakt si skuadër.

Çfarë mungoi? Qasja ndaj ndeshjes.

Kishim një javë të bukur me fitoret ndaj Udinezes dhe Portos. Ishim mirë, por sot nuk kishim qasjen që duhej në këtë ndeshje.

Erdhi kjo humbje, duhet të përmirësohemi shumë pasi Napoli shkoi +18 dhe duhet të qëndrojmë aty.

A ishin energjitë e shpenzuar anë Europë shkaku? Sipas meje jo.

Nëse nuk kem motivim në një klub të tillë, nuk mund të luash futboll, qasja nuk ishte e mirë, ata bënë më mirë se ne ndaj humbëm ndeshjen.

Çfarë u thashë shokëve? Atë që them e lë në dhomat e zhveshjeve. Mund të them që do të punojmë të gjithë bashkë për të mbajtur Interin sa më lart”, tha Lautaro Martinez për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat