Ancelotti: Nuk e kishte fajin Liverpoolin

Futboll

Ancelotti: Nuk e kishte fajin Liverpoolin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Ancelotti

Carlo Ancelotti ka pranuar se fitorja e titullit kampion nga skuadra e tij do të jetë shumë më e komplikuar në këtë sezon.

Tekniku i madrilenve deklaroi pas barazimit 1:1 në derbi me Atleticon se skuadra e tij nuk kishte vuajtur lodhjen fizike të duelit ndaj Liverpoolit në Champions në mesjavë, por atë psikologjike.

“A u mbyll kampionati?

Nuk është një lamtumirë, por tani është më e komplikuar se sa ishte më parë.

Na duhet të luftojmë deri në fund dhe pastaj të shohim çfarë ndodh.

Alvaro Rodriguez?

Ka treguar të gjitha cilësitë e tij në një periudhë të shkurtër ku ka luajtur.

Është një natë speciale për të.

Mendojmë se mund të jetë i vlefshëm në këtë pjesë të sezonit.

Në edicionin e ardhshëm do të jetë me ekipin e parë pasi ka një cilësi që e ka pakkush.

Në pjesën e mbetur të sezonit do të vlerësojmë nëse na nevojitet ne, që mendoj se po, apo Kastijas.

Mendoj se mund ta ndajmë, do ta menaxhojmë mirë me Raul dhe do të flas me të.

Ne pësuam golin sot sepse ata që kishim përballë kanë një cilësi të madhe, me një goditës fantastik në standarte si Griezmann dhe një lojtar fantastik që gjuan me kokë.

Goli na dëmtoi shpirtërisht, nuk mendoj se ishte çështje e lodhjes fizike nga Liverpooli, por e freskisë mendore.

Është normale, pasi është ndeshja numër 17, që nga data 30 dhjetor, në vetëm 50 ditë.

A është më e rëndësishme Kupa se La Liga?

Tani Kupa është me e rëndësishme, pasi jemi pranë një trofeu, vetëm 270 minuta larg.

Nëse do të bëjmë gjërat mirë, mund ta fitojmë”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat