Crystal Palace i merr pikë Liverpoolit

Futboll

Crystal Palace i merr pikë Liverpoolit

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:39
Pamje nga ndeshja

Liverpooli pas humbjes (2:5) shokuese si vendas në Champions League nga Real Madridit, sonte nuk ka arritur të këndellet të paktën që të kthehet me tre pikë nga Londra.

Liverpooli ka luajtur baras (0:0) me Crystal Palacen, në kuadër të takimit të javës së 25-të të Premier League në futboll.

Pikë e madhe për Crystal Palacen, ndërsa për Liverpoolin është një zhgënjim i madh, pasi që po rrezikojnë të mbeten jashtë garave të Champions League.

Liverpooli është në vend të shtatë me 36 pikë dhe Crysral Palace në të 12-tin me 27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat