Super Mehmeti në Championship

Futboll

Super Mehmeti në Championship

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:16
Bristol City

Anis Mehmeti vazhdon të dhurojë performanca fantastike në Championship.

Mesfushori ofensiv shqiptar, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me Shqipërinë U21, u transferua në janar te Bristol City.

22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi i ri.

Sot fitoi penalltinë që i dhuroi Bristolit fitoren 1-0 ndaj Hull. Bristoli ndodhet në super formë dhe numëron nëntë ndeshje pozitive radhazi. Mehmeti u vlerësua me notën 8.

“Vendos ritmin e tij duke vënë në lojë kundërshtarët pas vetëm pesë minutave.

Është më i miri për Bristol City në pjesën e parë. Shkëlqen me depërtimet e tij brenda zonës kundërshtare.

Mehmeti mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët dhe arrin të fitojë penalltinë qe vendosi ndeshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat