Reali shmang humbjen në fund në derbin e madh

Futboll

Reali shmang humbjen në fund në derbin e madh

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Atletico

Atletico me një lojtar me pak gati e tronditin Real Madridin. 

Derbi i madh i Madridit dhe Spanjës, ka përfunduar baras (1:1), që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Atletico e para kaloi në epërsi ndonëse me një lojtar me pak, Antoine Griezmann harkoi për bukuri, ndërsa Jose Maria Gimenez kërcen më së larti dhe me kokë ka realizuar për 1:0 në minutën e 78-të.

Duhet theksuar se në minutën e 64-të, Correa i Atleticos, u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje josportive.

Në minutën e 85-të, Alvaro Rodriguez shmang humbjen e kampionit në fuqi, duke barazuar rezultatin 1:1.

Atletico i rrëmben pikë Realit, kësisoj ia komplikon edhe më shumë punët për titull. 

Pas javës së 23-të, Barcelona kryeson me 59 pikë, ka një ndeshje me pak se Reali në vend të dytë me 52, pasojnë Sociedad me 43, Atletico 42 pikë, Betis 40 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat