Shehi: Teuta na vendosi në vështirësi

Futboll

Shehi: Teuta na vendosi në vështirësi

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:46
Shehi

Tirana u mund në shtëpi nga Teuta me rezultatin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Pas humbjes foli dhe trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

“Mos vazhdimësia është evidente jo vetëm tek ne por tek të gjitha skuadrat, nuk mund të kemi vazhdimësinë e një viti më parë se kemi ndryshuar dhe lojtarët, të gjitha ekipet nuk kanë vazhdimësi dhe nuk marrin fitore rresht.

Teuta na fitoi në top të parë dhe të dytë, ne bëmë gjëra gabim sot, nuk duhet të luanim në qendër, duhet të sulmonim, vuajtëm tranzicionin, Gruda na vendosi në vështirësi njësoj si lojtarët e tjerë.

Nuk ishim të qartë në atë që kërkonim të bënim.

Mungesa e Hoxhallarit na ka përshtjelluar shumë, e bëmë çdo gjë gabim sot, ndrrimin e lojës e bëmë shumë pak, habitem si morëm një gol të tillë.

Donim të luanim në krah. Qefalija vjen pas dëmtimit dhe nuk mund tja vemë përgjegjësinë, kemi lojtarë të rinj që duan kohë dhe jo presion.

Kur të vijë Kristali atëherë do të ndryshojë.

Unë mendoj që ne duhet të kishim zgjidhur më mirë ndeshjen sot, këtu nuk ka ndeshje të lehtë, humbëm besimin, lojtarët gabuan me radhë, nuk e lexuam si duhet ndeshjen.

Sot ishim difiçitë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat