Sylvinho beson te Euro 2024

Futboll

Sylvinho beson te Euro 2024

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 17:51
Sylvinho

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho është bindur se Shqipëria mund t’ia dalë. Besimin dhe argumentet se përse do të ketë sukses, trajneri kuqezi i dha gjatë intervistës me gazetën e Sao Paolos, “Estadao”.

“Kur pranova punën në krye të Shqipërisë, e dija shumë mirë se kërkonin trajner të huaj dhe synojnë kualifikimin në Euro 2024.

Do të jem i drejtpërdrejtë: besoj se mund të kualifikohemi, pasi grupi është vërtetë i balancuar. Gjuha shqipe është nga më të vështirat e botës. Puna këtu nuk mungon.

Bëjmë shumë analiza dhe përmbledh jetë lojtarëve, për të zgjedhur 30 emrat që do të grumbullojmë.

Kemi të paktën shtatë lojtarë që aktivizohen në Serie A, të tjerët luajnë në Angli, Spanjë, Turqi dhe Greqi.

Edhe në kampionatin vendas kemi disa futbollistë të talentuar,” u shpreh trajneri.

Sylvinho do të debutojë në stolin kuqezi më 23 mars, në miqësoren me Uzbekistanin. Më 27 mars, kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Euro 2024, me transfertën në fushën e Polonisë, që cilësohet si skuadra më e forta e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat