Prof. Sokoli shijon fitoren e parë me Malishevën

Futboll

Prof. Sokoli shijon fitoren e parë me Malishevën

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:03
Ronald Sobowale

Malisheva gjen qetësinë më në fund, i shkakton humbje me rezultat 3:1 Drenicës së Skenderajt. 

Drenica është as në tokë dhe as në qiell, prek fundin e tabelës. 

Malisheva me kryetrajnerin e ri, prof.. Bylbyl Sokoli, ka treguar lojë të mirë dhe ka triumfuar me golat e Sobowales (12'), Hazrollajt (39') e Maliqit (60'). 

Drenica ka realizuar përmes Abazit në minutën e 35-të. 

Prof. Bylbyl Sokoli ka shënuar fitoren e parë prej se ka marrë timonin e Malishevës.  

Malisheva ngritet në vend të shtatë me 24 pikë dhe Drenica është në fund me 20 sosh pas 22 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat