Shakhtar zbulon trukun për të pritur penalltitë në Europa League

Futboll

Shakhtar zbulon trukun për të pritur penalltitë në Europa League

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:09
Pamja e shishes

Në fillim ishte Pickford, në finalen e Kampionatit Europian kundër Italisë, e humbur nga Anglia me penallti, i cili i tregoi gjithë botës mënyrën më të mirë për të fituar betejën nga 11 metra.

Një truk që nuk funksionoi kundër axurrëve, por ishte frymëzim për portierët e tjerë, të cilët gjithashtu morën shenjën e tyre falë intuitës së portierit anglez.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e “Europa League” ndërmjet Shakhtar Donetsk dhe Rennes. Ukrainasit dolën më mirë se francezët në ndeshjen e dyfishtë, por vetëm falë penalltive.

Rezultati 2-1 i ndeshjes së parë u materializua edhe në ndeshjen e dytë për t’i çuar skuadrat fillimisht në kohën shtesë dhe më pas te 11-metërshat, në kërkim të kualifikimit në 1/8 finale.

Pikërisht në atë moment portiere i Shakhtarit, Trubin, vendosi të shkruante, pasi i kishte studiuar, këndet e gjuajtjeve të preferuara nga lojtarët francezë, të cilët së shpejti do të përpiqeshin t’i shënonin me penallti.

Në fund, secila prej dy skuadrave goditi 7 herë nga pika e bardhë, por ukrainasit triumfuan duke shënuar 5 penallti kundrejt 4 të Rennes. Trubin kishte shkruar gjithçka, sigurisht, por me siguri nuk e kishte letrën në dorë, por ngjitur në një shishe plastike.

Portieri, ndoshta i ndihmuar nga stafi teknik në pankinë, kishte shkruar këndet e gjuajtjes së Doku, Meling dhe Gouiri në një shirit ngjitës, që zakonisht përdoret nga lojtarët për të mbuluar byzylykët në kyçet e dorës.

Vetë Shakhtar Donetsk zbuloi foton e shishes plastike, në të cilën ishte ngjitur ai shirit ngjitës dhe përmes llogarisë në Twitter vuri në pah trukun fitues të portierit për t’i priturpenalltitë Rennes. Në fakt, thuhet se duke vënë në dukje këto nocione, lojtarët në fjalë mund ta dërgojnë topin në këndin e treguar. Kjo është një statistikë.

Për shembull, Pickford arriti të hamendësonte diçka kundër Italisë në finale e Europianit, por më pas dështoi keq pasi u kthye në Premier League, ku mashtrimi me shishe nuk çoi në ndonjë rezultat tjetër.

Shumë më me fat ishte portieri i Egjiptit, i cili në Kupën e fundit Afrikane kishte ngjitur shirit të tillë në një shishe plastike vetëm për të pasur referencën e këndit të gjuajtjes së preferuar nga lojtarët e Kamerunit.

Truku funksionoi mjaftueshëm sa për t’i dërguar Salah dhe shokët e tij në fitimin e finales. Ashtu siç funksionoi për Samba, portieri i Nottingham Forest, i cili e “tërhoqi zvarrë” ekipin e tij drejt ngjitjes në Premier League. 

Shakhtar festoi për llogari të vet, thuajse duke i tallur kundërshtarët: “Sekret i vogël: Nuk ka gjëra të vogla në futboll, shishja e Anatoly Trubin që ndihmoi në penalltitë fituese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat