Sanchez paralajmëron PSG-në: Velodrome është i frikshëm!

Futboll

Sanchez paralajmëron PSG-në: Velodrome është i frikshëm!

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:07
Pamje nga një atmosferë

Skuadra e PSG në këtë sezon nuk ka mundur të dominojë e vetme në këtë sezon të Ligue 1 dhe merita për këtë i shkon Marseille, që nga ana e saj po zhvillon një sezon të shkëlqyer.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Igor Tudor është në vendin e dytë të kampionatit, pesë pikë larg kryeqytetasve.

Por, të dielën kalendari ofron një sfidë të drejtpërdrejtë mes dy ekipeve teksa Marseille pret në shtëpi parizienët.

Para kësaj ndeshje, Alexis Sanches paralajmëron PSG për atmosferën që do të krijohet në stadiumin Velodrome, ndërsa shtoi një fitore ndaj Mbappe me shokë, do t’i motivonte shumë për të ëndërruar titullin.

Secili lojtar që ka luajtur me Marseillen thotë se stadium Velodrome është i frikshëm.

Mua më pëlqen shumë, më vjen mirë kur shoh aty aq shumë njerëz.

Nëse fitojmë ndaj PSG atëherë i afrohemi shumë dhe kjo do të ishte një stimul i madh për skuadrën.

Duhet të qëndrojmë zgjuar”, u shpreh Sanchez.

Ndeshja e fundit në Velodrome mes dy suadrave ishte vetëm disa ditë më parë kur më datë shtatë shkurt,

Marseille mposhti PSG me rezultatin 2-1 duke i eliminuar nga Kupa e Francës, ndaj kryeqytetasit janë të paralajmëruar për shkallën e vështirësisë në një transfertë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat