Nutricionisti spanjoll: Të gjithë te Al Nassr i dëgjojnë këshillat e Ronaldos

Futboll

Nutricionisti spanjoll: Të gjithë te Al Nassr i dëgjojnë këshillat e Ronaldos

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:10
Cristiano Ronaldo

Nutricisti spanjoll Hoze Blesa, fluturon një herë në muaj nga Spanja në Arabinë Saudite për të ndjekur Cristiano Ronaldon.

Në një intervistë të dhënë për një revistë spanjolle, ai tha se te Al Nassr të gjithë kanë ndryshuar dhe janë duke ndjekur mënyrën e jetesës së CR7, për ushqyerjen dhe stërvitjen.

“Cristiano më ndihmon shumë sepse tani nuk kam pse t’i mësoj asgjë. Ai ka ndërtuar një “shkollë” të vërtetë dhe lojtarët e tjerë bëjnë atë që ai bën për të përmirësuar performancën. Qëkur Ronaldo u bashkua me Al Nassr, të gjithë atje stërviten më shumë dhe hanë një dietë më të rreptë.

Nuk kam parë kurrë një klub si ky, ku lojtarët praktikisht përmirësojnë 90% të përbërjes së tyre trupore sa herë që i shoh.

Ata kanë më pak yndyrë, më shumë muskuj dhe bëjnë të gjitha ushtrimet që bën Ronaldo”,- tha në fjalën e tij, nutricionisti spanjoll

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat