Skuadra shqiptare pëson humbje në çastet e fundit në Podgoricë

Futboll

Skuadra shqiptare pëson humbje në çastet e fundit në Podgoricë

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga ndeshja e sotme

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, ka qenë e pafat, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Buduçnosti, në takimin që u luajt në Podgoricë. 

Deçiqi ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të pranverës.

Pjesa e parë kaloi pa ritëm, skuadrat u treguan të kujdesshëm dhe ndeshja u zhvillua pa ndonjë rrezik qoftë për njërën palë dhe skuadrën tjetër.

Në minutën e 87-të, një gjuajtje nga Razhnatoviq ishte fatale dhe Deçiqi pësoi humbje.

Pas javës së 21-të të kampionatit malazez, Buduçnosti kryeson me 41 pikë dhe Deçiqi është në vend të pestë me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat