Kur Kujtim Shala u dënua në Beograd, çudi si e thërrisnin në Zagrebi!

Futboll

Kur Kujtim Shala u dënua në Beograd, çudi si e thërrisnin në Zagrebi!

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 20:19
Kujtim Shala

Një histori që nuk harrohet kurrë!

Pikërisht 12 qershori i vitit 1988! 

Dukej se po i dilte flaka ish Jugosllavisë nga ndeshja mes Prishtinës dhe Çeliku të Zenicës, java e fundit e Ligës së Parë Federative. 

Në Prishtinë ndodhi çmenduria, u prishën matematikat e armikut, serbëve. 

Në Nikshiq kërcet stupci, rrihen mes vete se kurdisja iu doli gabim!

Sutjeska e Nikshiqit dhe klubi famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, bënë llogarinë e gabuar në kurdisjen e ndeshjes. 

Ata ishin marrë vesh të luajnë baras (2.2), kësisoj Prishtina dhe Çeliku të bien nga Liga. 

Prishtina u tregua më e “mençur” në matematikë, deri në minutën e 88-të avancuan me 2:0 me golat e Muharrem Sahitit dhe Dragan Lepenicës, ndërsa për tre minuta ia lëshuan tre gola Çelikut. 

Çeliku fitoi me 2:3, kjo ishte si një bombë atomike, Sutjeska bie nga liga por në Nikshiq rrihen me Zvezdën, pra serbët e malazezët, sepse nuk iu doli matematika!

Edhe Prishtina bie nga liga por e merr me vete Sutjeskën që e ndihmoi paturpësisht Zvezdën që të bëhet kampione e shtetit artificial.

Kujtim Shala, Gani Llapashtica e Shukri Paçarada, u dënuan me nga 6 muaj nga Lidhja e Futbollit të ish Jugosllavisë, me demek këta ishin skenaristët e kësaj çoroditje, kurdisjes së lojës me Çelikun. 

Shala shkoi në Dinamo të Zagrebit, por kroatët ia vënë nofkën e çuditshme, “Shaki”.

Zagrebi e thërriste Shalën "Shaki".

Çfarë tha Kujtim Shala për sportin e “Rilindjes” pikërisht me 5 shtator të vitit 1988?

Kujtim, Lidhja futbollistike e Jugosllavisë thuajse s'të bën më 'hesap'?

Kujtim Shala: Ende mendoj se vendimi i tyre nuk është përfundimtar.

Nuk jam aspak fajtor. Do të ankohem edhe më lartë, së pari konferencës së LFJ.-së

Do të shkoi edhe më tej, nuk hoqi dorë

Është dashur të shkosh në shërbim ushtarak?

Kujtim Shala: Skobllari më tha, jo ndoshta kjo do të thotë diçka.

Nostalgjia të mundon shumë?

Kujtim Shala: Thënë realisht - jo! Ndihem sikur të isha këtu vite me radhë.

Prej se erdha në Maksimir, asnjëherë nuk isha në Prishtinë. Stërvis dy herë në ditë.

Aty këtu zhvilloj edhe ndonjë ndeshje, mirëpo tash për tash kjo është shumë pak.

As vetë nuk besoja se do t'i përshtatem rrethit të ri kaq shpejt.

Thonë se në kampionatin e ri e simpatizon Çelikun?

Kujtim Shala: E kanë gabim.

Vetëm për Dinamon.

Sa i përket kurdisjes së rezultatit mund të them vetëm kaq.

Me nevojitet vetëm edhe një gol që të bëhesha golashënuesi më i mirë i Jugosllavisë.

Nuk do të lëshoja atë rast kurrsesi.

Kisha dëshirë të papërshkrueshme të shënoja atë gol.

Ndjenjë e rëndë dhe e papërsëritshme është kur publiku fillon të simpatizojë për skuadrën kundërshtare.

Kështu ishte kundër Çelikut.

Sulmi i "kaltër" s'mund të krenohet me efikasitetin, mos iu mungion depërtueshmëria e Shalës?

Kujtim Shala: Nuk merrem gjithaq me këtë çështje.

Kur t'u prinë e mbara Mihajlloviqit, Shkerjancit e Deveriqit, do të flitet ndryshe. Me Shalën pa të krejt një, megjithëse më shumë e dëshirojë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat