Dzeko dhe Onana bëjnë paqe pas ndeshjes

Futboll

Dzeko dhe Onana bëjnë paqe pas ndeshjes

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 19:52
Onana

Shuhen shpejt tensionet në shtëpinë e Interit, pasi Dzeko dhe Onana bëjnë paqe pas ndeshjes.

Fitorja minimale ndaj Portos duket se ka ndihmuar edhe më shumë që gjithçka të mbetet pas krahëve.

Portieri kamerunas, Onana pati një debat të ashpër në distancë me boshnjakun Edin Dzeko.

Gjithçka nisi pas një pasimi të munguar dhe vetëm ndërhyrja e Calhanoglu bëri që situata të mos tensionohet.

Megjithatë pas ndeshjes të dy u sqaruan shumë shpejt dhe mbyllën gjithçka me një përqafim dhe një ndjesë ndaj shokëve të tjerë të skuadrës.

Në këtë situatë, nuk pritet që Interi të marrë masa ndaj asnjërit prej tyre.

Megjithatë Simone Inzaghi do të duhet të ndërhyjë, pasi në harkun e 10 ditëve, është rasti i dytë që futbollistët zikaltër debatojnë me njëri=tjetrin në fushë.

Kujtojmë që gjatë ndeshjes me Sampdorian ishin Lukaku dhe Barella që debatuan ashpër. Atëherë gjithçka u sqarua shpejt, nisur edhe nga fakti që dy futbollistët kanë një miqësi të vjetër bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat