Gabimi fatal gjatë funeralit

Futboll

Gabimi fatal gjatë funeralit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 17:03
Arkivoli dhe fanella

David ka qenë një tifoz i përjetshëm i Arsenalit, një tifoz vërtet besnik. Pasioni për “Topçinjtë” ishte i tillë që të dashurit vendosën ta nderojnë pas vdekjes së tij duke e varrosur me fanellën e ekipit londinez.

Megjithatë, diçka nuk shkoi dhe i ndjeri u gjend në arkivol i veshur me fanellën e një klubi londinez, por të rivalëve të hidhur të Chelsea.

Tani ishte tepër vonë për të korrigjuar fyerjen dhe për të rivendosur besimin e duhur futbollistik të David, i cili u varros me ngjyrat që i kishte urryer gjatë gjithë ekzistencës së tij.

Historia ndodhi fundjavën e kaluar dhe u tregua, me zhvillimet e saj paradoksale, nga mbesa e burrit, Linda.

“Xhaxhai im, David, i cili ka qenë gjithmonë një tifoz i Arsenalit, vdiq të shtunën e kaluar, – shkroi vajza në Twitter. – Si një haraç për klubin e tij të dashur vendosëm ta varrosnim me fanellën e ‘Gunners’.

Gruaja e tij ka zgjedhur me dorë artikullin më pak të konsumuar në koleksionin e tij. Mbërritëm në shtëpinë e funeralit dhe David po varrosej me një fanellë të Chelsea”.

Por si ka mundësi që partnerja e fansit të ndjerë të Arsenalit të ketë bërë një gabim kaq të rëndë?

Ngjyrat e Arsenalit dhe Chelsea janë më të ndryshmet që mund të imagjinohen.

Çështja është se kjo vlen për fanellat e para (përkatësisht të bardha, të kuqe dhe blu), por kur kaloni te fanellat si mysafirë, gjërat ndryshojnë.

Dhe nëse ka rastësi që sponsori i njërit ka qenë edhe sponsor i tjetrit, serviret skenari i pabesueshëm.

“Në garderobën e tij, – shpjegoi Linda, – ishte një fanellë e Chelsea nga viti 2003, kur ‘Emirates’ ishte sponsori i bluve të Londrës (sot është i Arsenalit). Dikush duhet ta ketë blerë atë për shaka.

Me sa duket, ata nuk mundën dot ta dallonin, por sinqerisht kjo e ktheu një situatë shumë të trishtuar si vdekja në një situatë qesharake”.

Historia tashmë surreale arriti kulmin sapo arkivoli mbërriti në kishë, kur prifti u shfaq i çorientuar. “Ishte kaq qesharake, – tha vajza në një postim tjetër në Twitter.

Kur prifti hyri dhe pyeti i hutuar ‘a nuk ishte një tifoz i Arsenalit’, të gjithë shpërthyem duke qeshur.

David i gjorë do të prehet në varrin e tij ashtu. Të paktën nuk ishte fanella e Manchester United…”

Shkurtimisht, dikush që nuk do ta kishte veshur kurrë në jetë, edhe nëse do të paguhej shumë, fanellën e një skuadre nga e cila e ndante rivaliteti i ashpër sportiv, e gjeti veten duke bërë udhëtimin e tij të fundit me ngjyrat më të urryera.

Ndoshta dikush do ta rregullojë tani duke i vendosur diçka bardhekuq në varrin e tij.

Në fund të fundit, mund të jetë viti i duhur për të parë sërish Arsenalin kampion të Anglisë pas gati 20 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat