Një gjerman për Korenë e Jugut

Futboll

Një gjerman për Korenë e Jugut

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 11:05
Koreja e Jugut

Jurgen Klinsmann është pranë rikthimit në rolin e trajnerit teksa është kandidati kryesor për të zëvendësuar Paulo Benton tek kombëtarja e Koresë së Jugut.

Detyra e fundit për 58-vjeçarin ishte ajo e para dy viteve në krye të Hertha Berlin ndërsa gjermani ka eksperiencë edhe me kombëtaret pasi më parë ka drejtuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht, kjo është një nga arsyet pse në Korenë e Jugut preferojnë Klinsmann, madje raportimet më të fundit bëjnë të ditur se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon pagës dhe stafit teknik.

Por, nëse ende nuk ka një zyrtarizim të marrëveshjes është prej faktit se Klinsmann është duke marrë pak kohë për të vendosur nëse është i gatshëm të qëndrojë për katër vite në Korenë e Jugut dhe të përshtatet me një ambient krejtësisht ndryshe nga ai që është mësuar në Europë.

Gjithsesi, me pagën dhe kontratën gati, duket se është vetëm çështje kohe para se Klinsmann të zyrtarizojë aventurën e radhës në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat