Trajneri i Bayernit: A po tallesh me mua?

Futboll

Trajneri i Bayernit: A po tallesh me mua?

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:12
Nagelsmann

Julian Nagelsmann e përjetoi keq humbjen e Bayern Munchen përballë M’Gladbach. Bavarezët u mposhtën 3-2 në transfertë në fundjavën e kaluar.

Kampionët e Gjermanisë luajtën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Daypt Upamecanos në minutën e tetë.

”A po tallesh me mua?”, iu drejtua Nagelsmann kryesorit Tobias Welz.

Trajneri i Bayernit u tërbua dhe nisi të ulërinte: “Oh, Zot! Çfarë bande idiotësh”.

Pas ndeshjes reflektoi edhe kërkoi ndjesë për fjalët e tij.

Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur ta kalojë me gjobë këtë ngjarje.

Nagelsmann i ka shpëtuar pezullimit dhe është gjobitur me 50 mijë euro për sjelljet e tij të palejuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat