Skandal në Portugali, Benfica korruptoi trajnerin e rivalëve

Futboll

Skandal në Portugali, Benfica korruptoi trajnerin e rivalëve

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 23:04
Pamje nga një ndeshje e Benfica-s

Një tjetër skandal në Portugali, ku sërish si protagoniste është skuadra e Benfica-s.

Klubi që prej kohësh është nën hetim për paracaktim të rezultatit të disa ndeshjeve të kampionatit, është kthyer në qendër të vëmendjes për një episod të ndodhur në sezonin 2017-2018.

Sipas mediave luzitane, hetuesit po mbledhin prova rreth hipotezës së korruptimit të kundërshtarëve, në javën e fundit të kampionatit.

Në atë kohë, ekipi i drejtuar nga Rui Vitoria fitoi 1-0 ndaj Moreirense, falë një goli me penallti. Suksesi bëri që Benfica ta mbyllte sezonin në vendin e dytë dhe të siguronte një biletë në Champions.

Porto ishte shpallur matematikisht kampione, teksa Benfica rivalizonte me Sportingun e Lisbonës, me ekipet që kishin kuotë të njëjtë pikësh. Në një ndeshje me polemika, për vendime në favor të bardh e kuqve, penalltia vendimtare u akordua në pjesën e dytë të lojës nga Alfa Semedo.

Në fund të sezonit, mbrojtësi u ble nga Benfica për 2,5 milionë euro, me klubin që nga pjesëmarrja në Champions përfitoi 43 milionë euro të ardhura.

Akuzat e hetuesve bazohen te bisedat e shpeshta telefonike të presidentit të atëhershëm të “shqiponjave”, Luís Filipe Vieira me trajnerin e Sportingut, Jorge Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat