Zbulohet lista e 8 futbollistëve që pritet të largohen nga Milani në verë

Futboll

Zbulohet lista e 8 futbollistëve që pritet të largohen nga Milani në verë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 22:36
Bakayoko

Milani po mendon për ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos së verës, ku ritet të ketë dhe disa futbollistë që do të largohen.

Drejtuesit kuqezi po programojnë projektin afatgjatë të kuqezinjve ku po shihen me vëmendje edhe kostot e ulura në bilanc për shkak të largimeve.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në listën e largimeve të Maldinit janë fillimisht Bakayoko, Dest e Ballo Toure të cilët nuk kanë bindur dhe nuk shihen më si pjesë e projektit.

Një largim i rëndësishëm mund të konsiderohet edhe ai i Zlatan Ibrahimovic që për shkak të dëmtimeve ka qenë më shumë jashtë sesa brenda fushave të blerta.

Nga ana tjetër, pritet gjithashtu që të largohen nga Milani në fundin e sezonit edhe Tatarusanu, Adli, Vrancks dhe Rebiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat