Drenica e shkarkon Bekim Shotanin

Futboll

Drenica e shkarkon Bekim Shotanin

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:26
Bekim Shotani

FC Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bekim Shotani.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi drenicak përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

“Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për nderprerjën e bashkëpunimit”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Drenica renditet në vend të nëntë me 20 pikë pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat