Atletico kthen sytë nga Dortmund

Futboll

Atletico kthen sytë nga Dortmund

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:15
Dortmund

Në funksion të sezonit të ardhshëm, Atletico Madrid po kërkon një përforcim për mesfushën, por njëkohësisht pa shpenzuar shumë.

Profili perfekt për Simeonen, sipas raportimeve nga Spanja, është ai i Mahmoud Dahoud.

Kontrata e 27-vjeçarit me Borussia Dortmund është drejt mbarimit dhe “colchoneros” pritet ta shfrytëzojnë këtë detaj për ta bindur lojtarin, që të transferohet me parametra zero.

Duke qenë se mesfushori ka pasur në dispozicion shumë pak minuta lëvizja drejt një skuadre të re, ku të mund të luante, do i shërbente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat