Humbasin ndeshjen tre lojtarë të rëndësishëm

Futboll

Humbasin ndeshjen tre lojtarë të rëndësishëm

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 11:35
Barcelona

Xavi Hernandez ka bërë publike këtë të mërkurë në mëngjes listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj Manchester United, që do të luhet këtë të enjte në “Old Trafford” në orën 21:00.

Pas takimit të parë që u mbyll me rezultatin 2-2 në “Camp Nou”, kualifikimi për raundin tjetër do të vendoset në shtëpinë e “Djajve të Kuq”.

Në listën prej 20 lojtarësh, pa të pezulluarit Gavi apo të dëmtuarit Ousmane Dembele dhe Pedri, nuk ka surpriza.

Lista:

Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena dhe Arnau Tenas

Mbrojtës: Ronald Araujo, Jules Kounde, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marcos Alonso, Jordi Alba dhe Alejandro Balde

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Sergi Roberto, Franck Kessie, Pablo Torre dhe Marc Casado

Sulmues: Robert Lewandowski, Raphinha, Ferran Torres dhe Ansu Fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat