Liverpooli - skuadra e parë në historinë e Championsit, nga 2:0 në 2:5

Futboll

Liverpooli - skuadra e parë në historinë e Championsit, nga 2:0 në 2:5

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 23:14
Klopp

Liverpooli bëhet skuadra e parë në historinë e Champions-it!

Liverpooli përjetoi një natë dramatike, teksa u mposht me rezultatin 2:5 nga Reali në duelin e zhvilluar në “Anfield” të vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Edhe pse skuadra e Jyrgen Klop e pa veten në avantazh të dyfishtë, nuk arriti ta menaxhonte këtë epërsi, duke pësuar më pas plot 5 gola.

Me këtë disfatë, Liverpool u bë skuadra e parë në historinë e Championsit, që kalon në epërsi 2:0, por më pas humbet ndeshjen me një diferencë prej 3 golash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat