Prishtina përballet me Dritën, Useni: Do të jetë ndeshje e vështirë

Futboll

Prishtina përballet me Dritën, Useni: Do të jetë ndeshje e vështirë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:37
Muhamed Useini

Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të mërkurën me ç’rast do të përballet me FC Dritën.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 21-të dhe zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” me fillim nga ora 13:00.

Pas dy humbjeve radhazi në Superligë nga Dukagjini dhe Ferizaj, FC Prishtina në këtë ndeshje synon pikë të plota.

I bindur se skuadra do ta jap më të mirën në fushë është mbrojtësi Muhamed Useini.

"Do të jetë ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të mirë, mirëpo sikurse në çdo ndeshje, edhe kësaj radhe do të futemi për më të mirën dhe shpresoj se tre pikë do të mbeten tek ne.

Forca e një ekipi shihet atëherë kur reagon pas humbjeve, duhet reaguar për t’u rikthyer.

Prishtina shumë shpejt do të rikthehet te fitoret dhe lojërat e mira.

Motivi i skuadrës tonë është për t’u kthyer të fitoret aty ku e kemi vendin dhe ku e meriton skuadra së bashku me tifozët", tha Useini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat