Çështja e Barcelonës

Futboll

Çështja e Barcelonës

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:06
Çështja e Barcelonës

Çështja e Barcelonës vazhdon të jetë temë dite në spanjë.

Skandali i pagesave të klubit blaugrana, ndaj ish arbitrit Jose Marie Enriquez Negriera, zv/president i Komitetit të arbitrave në kohën e pagesave vazhdon të krijojë zhurmë.

ÇFARË NDODHI

Për rreth 20 vjet nga 2001 në 2018 Futbol Club Barcelona i ka derdhur Dasnil95 kompani e arbitrit në fjalë, një shumë që sic zbulon El Mundo i kalon 7 milionë eurot. Enriquez Negriera ka qenë arbitër nga 1982 deri në 1994 dhe më pas u bë zv/Presidenti i Komitetit të Arbitrave në Spanjë, detyrë që e la në 2018.

Në atë moment Barcelona pushoi së paguari. Klubi blaugrana mbrojet duke këmbëngulur se bëhej fjalë për pagesa për konsulencë, një praktikë e zakonshme për gjithë klubet e La Ligas.

Është e vërtetë që disa klube ju drejtohen ish arbitrave për të marrë informacione në lidhje me rregulloret dhe episodet, por cështja qëndron ndryshe kur ky ish arbitër është pjesë aktive e sistemit dhe ka fuqi vendim marrëse. Pagesat e Barcelonës janë të ekzagjeruara, cka ka rritur dyshimet.

KOMUNIKATAT E PARA

E hëna ishte një cështje e rëndësishme për rastin Negriera, pasi u materializuan edhe protestat e para nga ana e klubeve të La Ligas. Sevilja nxori një komunikatë në të cilën kërkon qartësi, dhe të njëjtën gjë bëri pak më vonë edhe Espanyol. Ideja e Atletikos së Madridit ishte që klubet të dilnin me një komunikatë të përbashkët të firmosur nga klube të ndryshme të kampionatit spanjoll, por Barcelona e mbështetur nga Reali i Madridit, vlen të kujtohet se Joan Laporta dhe Florentino Perez janë të lidhur bashkë nga projekti i Superligës, dhe në këtë mënyrë Barca ja doli të frenonte inisiativën e Atletikos.

KRIMI I PARASHKRUAR

Në lidhje me temën foli edhe Javier Tebas. Presidenti i La Ligas që kur dolën lajmet e para në lidhje me pagesat e Barcelonës, kishte bërë të ditur se sipas ligjit aktual, të nxjerrë në 1990 dhe të pandryshuar që nga ajo kohë, krime të këtij tipi konsiderohen të parashkruara pas 3 vitesh, dhe duke qenë se pagesat e fundit datojnë në 2018 nuk mund ti bëjnë asgjë Barcelonës në lidhje me aspektin disiplinor.

I GATSHËM TË DENONCOJË

Por Tebas së fundmi u shfaq vendosmërisht më i karikuar. “Po, nëse Laporta nuk mund të shpjegojë se cfarë ka ndodhur realisht, duhet të japë dorëheqjen”, – tha Presidenti i La Ligas. I cili më pas shtoi se po e ndjek cështjen me shqetësim dhe vëmendje, duke konfirmuar se në Spanjë krimi nuk mund të ndiqet për arsye të afateve kohore, dhe La Lioga është e gatshme ta denoncojë cështjen te institucione që ende mund të ndërhyjnë me ndëshkime, të cilat janë natyrisht Fifa dhe Uefa. “Laporta ka lëshuar disa deklarata sipërfaqësore, – konfirmoi Tebas, – thotë se me sa duket është dicka që e bënin gjithë klubet, por është dicka trjetër të nënshkruash një kontratë me një ish arbitër, dhe dicka tjetër kur ky arbitër është drejtues i Komitetit të arbitrave.

Është një temë që do të më pëlqentë të sqarohej, edhe pse ka kaluar shumë kohë. Sipas nesh ka indicie të mjaftueshme që të bëhet një denondim nga ana e klubeve dhe hetimi të vazhdojë, pasi të gjitha klubet janë goxha të shqetësuara.

Kemi denoncuar në Fifa dhe Uefa klube të tjerë europianë si PSG, Masnchester City apo Juventus për gjëra të tjera, dhe nëse do të jenë elementët e duhur do të bëjmë të njëjtën gjë me Barcelonën. Nëse këtu në Spanjë vepra konsiderohet e parashkruar, do të drejtohemi në organë ku nuk është. Do të bëjmë atë që duhet bërë, edhe pse është përfshirë një skuadër spanjolle”.

ALZHEIMER

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte, doli se Enriquez Negriera vuan nga sëmundja e Alzheimer. Kjo sic bëri të ditur  e përditëshmja El Espanol, u ëb e ditur nga avokati i tij, që i prezantoi një dosje mjekësore policisë që po ndjek cështjen.

Vlen të kujtohet se pagesat e Barcelonës ndaj arbitrit dolën në pahj, pas një denoncimi të karakterit fiskal. Për momentin Enriquez Negriera ka zgjedhur të mos bëjë deklarata para hetuesve.

Nëse konfirmohet me Alzheimer, një sëmundje që ndikon te kujtesa,  shfaqja e tij përballë një gjykatësi do të bëhej më e komplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat