Muriqi i rivalizon Lewandowskin e Benzeman

Futboll

Muriqi i rivalizon Lewandowskin e Benzeman

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi më në fund i dha fund “agjërimit” duke e gjetur golin në La Liga.

Futbollisti nga Kosova shënoi në fitoren e thellë ndaj Villarrealit në fundjavë me rezultat 4:2.

Me këtë rast, “Pirati” i Mallorcas u ngrit në kuotën e 9 golave, prej tyre dy nga penalltia.

Kështu, përfaqësuesi i Kosovës e sheh veten në vendin e katërt, prapa Robert Lewandowskit të Barcelonës, që i ka 15 gola dhe Joselu të Espanyolit e Karim Benzemas së Real Madridit, që i kanë shënuar nga 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat