Atletico Madrid kalon pengesën Bilbao

Futboll

Atletico Madrid kalon pengesën Bilbao

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:58
Pamje nga ndeshja

Atletico Madrid regjistroi fitoren e dytë radhazi me rezultatin 1-0.

Skuadra e Diego Simeones iu fal golit të Antoine Griezmann për të kaluar pengesën e vështirë Athletic Bilbao.

Ndeshja e luajtur në “Wanda Metropolitana”, prodhoi garë të fortë sportive dhe raste në të dy krahët.

Por, gjithçka u vendos nga goli i sulmuesit francez në minutën e 73’.

Griezmann mori një top nga Depay dhe gjeti cepin e portës baske me një diagonale të saktë.

Ky ishte rezultati pozitiv i gjashtë radhazi në La Liga për Atleticon.

“Colchoneros” forcojnë pozitat në vendin e katërt me 41 pikë, dy më pak se Real Sociedad, skuadra tjetër baske që renditet një pozicion më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat