Atletico Madrid synon ta përforcojë pozitën e katërt me fitore

Futboll

Atletico Madrid synon ta përforcojë pozitën e katërt me fitore

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:11
Atletico

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Atletico Madrid dhe Athletico Bilbao

Atletico Madrid pret sonte në shtëpi skuadrën e Atheltico Bilbaos në një përpjekje për të fituar dhe vazhduar kështu sigurinë e tyre për pozitën 4 në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones nuk do ta këtë lehtë pasi që përballë ka po ashtu një skuadër që është në garë për një pozitë në garat e Europës dhe ajo është Athletic Bilbao.

Në pesë ndeshjet e fundit Atletico ka treguar formë të lartë duke mos humbur në asnjë prej tyre derisa ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime.

Kjo gjë nuk mund të thuhet për Athleticon të cilët kanë vetëm dy fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Correa dhe Griezmann janë dyshja që kanë startuar që nga fillimi sot për Atleticon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat