Daja: Fitoret me vuajtje i shijojmë më shumë

Futboll

Daja: Fitoret me vuajtje i shijojmë më shumë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 15:43
Daja

Ballkani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2-1.

Ka qenë një fitore me shumë vuajtje për kampionin në fuqi të Kosovës, pasi e pa vetën në disavantazh pas vetëm tetë minutash, kur shënuan mysafirët me sulmuesin Koxy.

Megjithatë Albion Rrahmani u përkujdes me dy gola, një në minutën e 25-të dhe një tjetër në të 89-tën për fitoren e Ballkanit.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka thënë se fitoret me vuajtje janë edhe më të bukura.

“Kemi marrë një gol nga një nisje në gjysmën e fushës së kundërshtarit.

Duhet të ishim më të vëmendshëm. Sigurisht që futbolli i ka edhe këto.

Kemi marrë lojën më pas nën kontroll, duke parë që kundërshtari lejoi hapësira”.

“Kemi pasur momente të rrezikshme para portës.

Ne nuk dorëzohemi.

Por ne momentet që minutat kalojnë dhe kur me gjithë kontingjentin kërkohet të dalësh përpara dhe nuk lë hapësira prapa, do të thotë se ekipi ka vepruar mirë.

Djemtë kanë dhënë gjithçka për të fituar. Fitorja me vuajtje është edhe më e bukur”, tha Daja.

Tutje Daja foli edhe për golashënuesin e ekipit Albion Rrahmani, duke thënë se ai shënimin e golave e ka në ADN.

“Gjithmonë do ta kemi një golashënues.

Vjet kishim Ermal Krasniqin dhe ai po bën mirë edhe te skuadra ku ka shkuar.

Tash e kemi Rrahmanin.

Por ai po shërbehet mirë edhe nga Korenica dhe Gripshi, Thaqi e Potoku nga krahët, të cilët e kanë përkrahur shumë mirë dhe i kanë dhënë topa të mirë”.

“Rrahmani shënimin e golave e ka në ADN-në e vet.

Këto gola janë meritë e ekipit, por ai i ka edhe momentet individuale”, deklaroi trajneri Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat