Trajneri Saliu pas barazimit të madh kundër Vardarit: Rezultatin e arritëm me shumë vrapim në fushë

Futboll

Trajneri Saliu pas barazimit të madh kundër Vardarit: Rezultatin e arritëm me shumë vrapim në fushë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Vildan Saliu

KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Vardarit si mysafir, duke rrëmbyer një pikë të madhe, në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Trajneri Vildan Saliu është shprehur shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

“Pas një faze të shkëlqyer përgatitore, sot startuam gjysmëstinorin e dytë, ku përballë kishim skuadrën e Vardari, ekip ky me renome dhe traditë në republikën tonë, poashtu ekip që ka pretendime rikthimin në elitën e futbollit në vendin tonë.

Andaj nga ky këndvështrim ne si staf së bashku me lojtarët e vlerësuam lartë këtë ndeshje duke iu qasur me shumë seriozitet dhe të vendosur për një rezultat pozitiv.

Këtë e arritëm me shumë vrapim në fushë, guxim dhe disiplinë.

Rezultat shumë pozitiv dhe që besoj do të jetë një motiv shtesë për ndeshjet e radhës që të arrijmë qëllimin tonë final-pjesa e lartë e tabelës!

Në emrin tim personal dhe të KF Arsimit iu falënderojmë edhe juve si portal që gjithmonë jeni në mbështetje të klubit tonë dhe sportit në përgjithësi”, u shpreh trajneri Vildan Saliu.

“Ky rezultat nuk është befasi, pasi ne ishim të përgatitur dhe të motivur për lojë. Vardari po kalon një periudhë të vështirë dhe ishte momenti të guxojmë. Pra, pikën e kemi fituar me meritë, madje nuk na u dha  një penallti”, shtoi strategu i Arsimit.

Pas javës së 16-të, Arsimi është i nënti në renditje me 21 pikë.

Në javën e ardhshme e pret Kozhuvin nga Gjevgjelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat