Vinicius Jr ishte sërish një nga protagonistët e përballjes me Real Madridin.
Braziliani u përball sërish me ofendime nga tribuna, ndonëse këtë here, vëmendje kryesore mori sulmi që braziliani bëri ndaj arbitrit të ndeshje ndaj Osasunas, që u mbyll me fitoren 0-2 të “Los Blancos”.
Një episod ku sipas lojtarit duhej të kishte fituar një faull pas ndërhyrjes së gabuar të Moi Gomez, me arbitrin Munuera Montero që nuk e akordoi, acaroi keq sulmuesin.
Kjo ka bërë që Vinicus të shpërthejë keq ndaj arbitrit duke e fyer rëndë: “Shko…, ti bir ku*ve”.
Këto fjalë nuk u dëgjuan nga arbitri, i cili urdhëroi vazhdimin e lojës.