Formacioni i derbit të madh të Gjakovës, mbi 4 mijë shikues në vitin 1986! Sot është katastrofë

Futboll

Formacioni i derbit të madh të Gjakovës, mbi 4 mijë shikues në vitin 1986! Sot është katastrofë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shkurt 2023 Në ora: 19:05
Vëllaznimi në vitet e 80-ta

Dikur krenari e me emra të mëdhenj, sot për vaj se në çfarë gjendje gjendet futbolli i Gjakovës.

Vëllaznimi i Gjakovës, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, ka luajtur me sukses për shumë vite në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, ndërsa KF Gjakova ka qenë ekip për respekt dhe luante në Ligën e Parë siç quhej atëkohë krahinore. 

Madje Gjakova në vitin 1980 nuk u lejua të futet në ligën e dytë ish jugosllave sepse e kishte kurdisur rezultatin (22 qershor, 1980), kishte fituar 18:0 ndaj KXEH Kosovës nga Obiliqi tani Kastrioti.

Gjakova përfundoi e para me 46 pikë, para Lirisë me 46 pikë dhe Vëllaznimi i treti me 37. 

Vëllaznimi si i treti futet në ligë por jo Liria dhe Gjakova për shkak të rezultateve që kishin kurdisur në takimin e javës së fundit dhe u penalizuan nga Komisioni disiplinor i asaj kohe.

Pavarësisht kësaj se çfarë ka ngjarë në vitin 1980, është e dhimbshme se ku gjendet sot Vëllaznimi, në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, me vetëm 2 pikë nga 15 ndeshje të luajtura, ndërsa Gjakova garon në ligën e dytë dhe renditet e 14-ta me vetëm 7 pikë.

Poshtë ka rënë Gjakova me futboll, që dha shumë emra të mëdhenj ndër vite, ndërsa sot është në mëshirën e fati sidomos Vëllaznimi.

Skuadrën e Vëllaznimit vetëm ndonjë çudi e madhe do të shpëtojë sepse zor që do t’i mbijetojë ligës së parë, do të bie në ligë të dytë, që do ishte katastrofa më e madhe për qytetin e Gjakovës me rrethinë.  
 
6 prill, 1986
Gjakova  - Vëllaznimi 1:3

Stadiumi në Gjakovë.
Shikues: Mbi 4.000.
Shënues: Koshi (11') - F. Domi (33' - nga penalltia e 70') dhe I. Domi (73' - nga penalltia). 
Gjakova: Kamberi 6, Bytyçi 6, Çubreli 6, Tabaku 6, Nuza 6, Boshnjaku 6, Pallaska 6 (Tetrica), A. Cërmjani 7, Obradoviq 7, Koshi 6 (Leti) dhe Çarkaxhia 6.
Vëllaznimi: Ali Muhaxheri 7, Ali Shehu 6, Açif Shehu 7, Genc Hoxha 7, Vahdet Hoxha 7, Gjokica Stanojeviq 6, Kujtim Nioliqi 6 (Mentor Bardhi); Faruk Domi 7, Agim Binaku 7, Bashkim Radogoshi 8 dhe Ibrahim Domi 6. (Formacionet dhe notat janë të gazetarit të mirënjohur Blerim Vula, të publikuar me 7 prill të vitit 1986 në sportin e “Rilindjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat