Pjesa e parë: Bayerni luan baras me Monchengladbachun, RB Leipzigu në epërsi

Futboll

Pjesa e parë: Bayerni luan baras me Monchengladbachun, RB Leipzigu në epërsi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Lojtarët

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen në Bundesliga, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Borussia-Park”, Bayern Munichu po barazon si mysafirë 1:1 me Borussia Monchengladbachun.

Lars Stindl (minuta e 13’) shënoi golin e parë të ndeshjes duke e kaluar Borussian në epërsi prej 1:0, kurse Bayerni e barazoi rezultatin përmes Choupo-Motting, i cili shënoi për 1:1 në minutën e 35’.

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është edhe në përballjen mes Wolfsburgut dhe RB Leipzigut, ku ky i fundit po kryeson me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Emil Forsberg në minutën e 14’ të ndeshjes.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Bundesliga i gjeni më poshtë.

Borussia Monchengladbach 1:1 Bayern Munich

Bochum 0:1 Freiburg

Stuttgart 1:0 FC Koln

Wolfsburg 0:1 RB Leipzig

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat