Xhaka 79 minuta, Arsenali fiton në frymën e fundit në Birmingham 

Futboll

Xhaka 79 minuta, Arsenali fiton në frymën e fundit në Birmingham 

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Pamje nga ndeshja

Arsenali pas humbjes (1:3) nga Manchester City, sot ka shënuar fitore në frymën e fundit por kësaj radhe në udhëtim me rezultat 2:4 kundër Aston Villës.

Skuadra nga Birmingahmi dy herë kaloi në epërsi por nuk ia doli të marrë pikë ndaj liderit të tabelës, Arsenali.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar, duke dëshmuar angazhim të madh në petkun e Arsenalit.

Për Aston VIllën realizuan Watkins (5'), Coutinho (31') dhe për Arsenalin Saka (16'), Zinchenko (61'), Martinez (90+3’ – autogol), Martinelli (90+8'.

Arsenali pas dy humbjeve e një barazimi, i kthehet fitoreve.

Arsenali pas Arsenali kryeson me 54 pikë pas 24 jave në Premier League dhe Aston Villa renditet në pozitën e 11-të me 28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat