Lojtarët e Prishtinës e shprehin përmes fotos padrejtësinë që iu bë në Klinë

Futboll

Lojtarët e Prishtinës e shprehin përmes fotos padrejtësinë që iu bë në Klinë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 14:29
Prishtina

Sot, para ndeshjes kampionale ndaj Ferizajt në udhëtim, FC Prishtina ka bërë një veprim interesant.

Fotoja e ekipit startues te Prishtina sot ishte shumë më ndryshe se zakonisht.

Dikush mbylli gojën, dikush veshët e dikush sytë si një mesazh për gabimin e tmerrshëm që gjyqtari Mentor Ajeti bëri xhiron e kaluar në ndeshjen Dukagjini-Prishtina.

“Padrejtësia çdokund është kërcënim për drejtësinë kudo!”, ishte përshkrimi që klubi kryeqytetas ia la fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat