Arsyeja e vërtetë e ndërprerjes së kontratës së Manajt

Futboll

Arsyeja e vërtetë e ndërprerjes së kontratës së Manajt

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:48
Rei Manaj

Rei Manaj është lojtar i lirë dhe mund të firmosë me cilëndo skuadër për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit.

Watford-i njoftoi ditë me parë se kontrata me sulmuesin u ndërpre me pëlqim të dyanshëm, ndërsa në Spanjë zbulojnë të tjera detaje nga vendim.

“Mundo Deportivo” bën me dije se Manaj ka pësuar një dëmtim që do e lërë jashtë fushe të paktën deri në muajin mars, prandaj palët janë ulur të diskutojnë dhe kanë parë të udhës të ndërpresin bashkëpunimin.

Në këtë mënyrë Watford-i do të ketë mundësinë të afrojë një tjetër lojtar deri në fund të sezonit, ndërsa lojtari i Kombëtares shqiptare mund të firmosë kudo në Europë.

Por dyert e Watford-it nuk janë mbyllur përfundimisht për sulmuesin. “Mundo Deportivo” shkruan se klubi anglez ka vendosur të respektojë kontratën për dy vitet e mbetura në kontratën e mëparshme, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Kështu, nëse Manaj do të jetë lojtar i lirë në verë, atëherë do të kthehet përsëri në Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat