Talenti Altin Aliji firmos për katër vite me ekipin maqedonas

Futboll

Talenti Altin Aliji firmos për katër vite me ekipin maqedonas

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 20:50
Altin Aliji

Makedonija GP ka bërë të ditur se një nga talentet e tyre më të mëdhenj, 16-vjeçari Altin Aliji, ka nënshkruar kontratë profesionale katërvjeçare.

Aliji është golashënuesi më i mirë në ligën e kadetëve me 14 gola dhe një nga lojtarët e rinj më të mirë në Maqedoninë e Veriut. 

Bëhet fjalë për një sulmues 16-vjeçar, i cili tashmë ka debutuar me ekipin e parë në përgatitjet në Kroaci dhe në Turqi, ku ka shënuar një gol.

Aktualisht është pjesë e ekipit U-17, ku ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat