Martinez nxjerr në ankand dorezat e tij të Kupës së Botës

Futboll

Martinez nxjerr në ankand dorezat e tij të Kupës së Botës

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:49
Martinez gjatë një intervenimit para portës së tij

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez do të nxjerrë në ankand dorezat që përdori në Kupën e Botës 2022 për të mbështetur luftën kundër kancerit të fëmijëve.

Ai po merr pjesë në një fushatë për mbledhjen e fondeve për sektorin e onkologjisë në Spitalin Pediatrik Garrahan në Buenos Aires.

“Dibu” Martinez ka firmosur dorezat që do të dalin në ankand më 3 mars.

“Këtu do të firmos dorezat nga Kupa e Botës për stafin e Onkologjisë në spitalin Garrahan. 

Shpresoj që një ditë t’i vizitoj ata”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat