Martinelli e ka filluar keq 2023-ën, ende pa shënuar gol

Futboll

Martinelli e ka filluar keq 2023-ën, ende pa shënuar gol

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:39
Gabriell Martinelli

Gabriell Martinelli ka pranuar se ai “mund të përmirësohet” pasi që nuk ka shënuar gol në tetë paraqitjet e Arsenalit më 2023

Braziliani pati një fillim të mirë të sezonit të tanishëm, duke shënuar pesë gola deri në fund të tetorit dhe duke fituar një ftesë për Kombëtaren e tij në Katar.

Martinelli u kthye me dy gola për Arsenalin pasi që shënoi kundër West Ham dhe Broghton, por ka dështuar për të shënuar që nga 31 dhjetori derisa Arsenali e humbi vendin e parë në Premier Ligë.

“Mendoj se mund të përmirësohet.

Përpiqem gjithmonë që t’i rishikojë ndeshjet dhe të shoh gabimet e mija dhe përpiqem të përmirësohem.

Nuk do të jetë ndryshe në këtë ndeshje.

Do ta rishikojë ndeshjen dhe të shohë gabimet e mija dhe të përmirësohemi për ndeshjen e radhës.

Gabimet janë pjesë e ndeshjes, ne duhet ti përmirësojmë ato dhe mos t’i bëjmë.

Është e lehtë të thuhet kjo, kur jemi këtu, por kur jeni në fushë, është shumë më vështirë.

Natyrisht, në një ndeshje të tillë, skuadra që bën më pak gabime e fiton ndeshjen dhe ata e fituan. Ne jemi një skuadër.

Nëse një futbollist bën një gabim, nuk është ai por të gjithë. Ne jemi një skuadër”, tha Martinelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat