Ronaldo protagonist te goli i Al Nassr

Futboll

Ronaldo protagonist te goli i Al Nassr

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:13
Cristiano Ronaldo feston me bashkëlojtarin e tij

Cristiano Ronaldo ka gjetur asistin e parë në Arabinë Saudite. Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr, klub ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon!

Sulmuesi portugez ishte protagonist në zhbllokimin e ndeshjes Al Nassr-Al Tawoon.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17’.

Cristiano Ronaldo nisi bukur 25-vjeçarin me një top nga gjysmëfusha e Al Nassr.

Ghareeb dribloi një mbrojtës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Al Nassr po garon për titullin kampion me Al Ittihad dhe Al Shabab. CR7 ka shënuar pesë gola në kampionatin arab deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat