Armand Duka uron: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë, keni bërë hapa para në futboll

Futboll

Armand Duka uron: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë, keni bërë hapa para në futboll

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:05
Armand Duka

Kosova feston sot 15 vjetorin e Pavarësisë.

Festë i përket shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, por veçanërisht në Kosovë për gjithë vuajtjet që kanë kaluar.

Një urim ka ardhur edhe nga kreu i FSHF, Armand Duka.

“Urime Kosovë në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë!

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo dhe kam nderin që në emër edhe të gjithë anëtarëve të komunitetit të futbollit shqiptar t’ju përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore!

Kur kthej kokën pas shoh me kënaqësi se si Kosova në këto 15 vite si shtet i pavarur e sovran ka bërë një përparim të madh në të gjithë fushat e veçanërisht në atë të futbollit, ku progresi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Të gëzosh Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, ka shkruar Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat