Drenica ndihmohet

Futboll

Drenica ndihmohet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Haki Gashi dhe Mihane Kodra - Bekteshi

Klub i futbollit Drenica e Skenderajt, ndihmohet me një donacion. 

Një ndihmë e mirë për klubin që garon në elitën e futbollit të Kosovës.

Drenicasit luftojnë për të siguruar ekzistencën në Albi Mall Superligë.

“Klubi futbollistik 'Drenica' , ka pranuar donacion nga Klubi i futbollit shqiptar FC Alba Augsburg , pas dëmeve të shkaktuara në klub nga vershimet që ishin para ca kohe.

Vlera e donacionit është 5000 euro, e grumbulluar  nga drejtuesit e klubit , lojtarët dhe dashamirët të cilët përmes këtij klubi u solidarizuan për të ndihmuar FC Drenicën.

Presidentja e Klubit, Mihane Kodra - Bekteshi, priti në takim delegacionin e këtij klubi, të prirë nga kryetari, Haki Gashi, Financieri Sami Kuqi, dhe drejtues tjerë, të cilët dhuruan donacionin për klubin tonë, e të cilët , presidentja e klubit i falënderoi duke iu dhuruar një mirënjohje në emër te klubit.

Iniciativën fillestare për grumbullimin e ketyre mjeteve e mori bashkëvendasi ynë, Dardan Rrecaj i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Është kënaqësi kur hasim në njerëz të tillë, me vullnet të madh për të ndihmuar njëri tjetrit në fatëkeqësi dhe vështirësi që sjell jeta.

Faleminderit për FC Alba Augsburg!”, njofton KF Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat