Reali e ka seriozisht

Futboll

Reali e ka seriozisht

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:33
Diogo Dalot

Reali i Madridit kërkon dëshpërimisht një mbrojtës të djathtë, pasi në mungesë të Dani Karvahal, atë korsi askush nuk di ta menaxhojë.

Dhe objektivi serioz i vendosur nga spanjollët është portugezi, Diogo Dalot.

Anësori, pasi shpërtheu në vitin e tij te Milani, ku luajti i huazuar, u rikthye në Mançester, ku tashmë ka marrë gradat e titullarit të padiskutueshëm dhe çdo ndeshje po rrit bindshëm nivelin.

Madje, ai që deri 2 vite më parë mund të blihej për 5-6 milionë euro, tashmë ka kaluar 30 milionët dhe Reali i Madridit është gati jo vetëm që ta bëjë të vetin, por të shkojë edhe përtej kësaj shifre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat