Shevchenko: Milani po rikuperohet

Futboll

Shevchenko: Milani po rikuperohet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:50
Shevcheko

Shevcheko, ish-sulmuesi i Milanit, duke folur për “Corriere della Sera”, kujtoi situatën e tmereshme që po përjeton kombi i tij, Ukraina.

Më pas, ish-sulmuesi ukrainas foli për ish-ekipin e tij, Milanin, pasi ndodhej gjithashtu në tribunë për ta ndjekur në sfidën e Champions League përballë Tottenham.

“Pas fitores ndaj Torinos, Milani më dukej se po rikuperohej, më brilant dhe i motivuar si ai Milani i dikurshëm.

Shpresoj që momenti i vështirë të jetë kaluar. Le të kujtojmë se si mundi ta kthente me guxim situatën vitin e kaluar në ligë falë një grupi magjik.

Duhet të ketë kurajo dhe të mendojë për çdo ndeshje.

Duke marrë parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, ata kanë shansin për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Është e vërtetë që anglezët në shtëpi luajnë me një ritëm tjetër, por skuadra e Piolit mund ta bëjë këtë”, është shprehur Shevchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat