Katër emra për sulmin e Bayernit

Futboll

Katër emra për sulmin e Bayernit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:22
Bayern Munih

Bayern Munih - Robert Levandovski u por tretizuan si një simbolikë e dashurisë së vërtetë, e cila nuk do të përfundonte kurrë për aq kohë sa goleadori polak do të ishte në gjendje të rrëfente në fushë nuhatjen e vërtetë prej sulmuesi race”.

Gjithsesi parafrazimi i mësipërm mbeti hipotezë e bukur për t’u besuar, jo vetëm nga tifozët e Bajernit, por edhe nga dashamirësit e këtij sporti, pas largimit drejt Barcelonës.

Golat e “improvizuesit” ÇupoMoting kanë dhënë rezultat, por nëse i referohemi ambicies së bavarezëve, ajo merr nota absurde. Së fundmi prestigjiozja gjermane “Bild” ka vënë në radar 4 objektivat për sezonin e ardhshëm në majë të sulmit, nëse nuk arrihet Herri Kejn:

1. Markus Rashford (55 milionë euro)- Lojtari i Junajtidit po përjeton formën më të mirë në karrierë dhe shpejtësia e tij do të ishte pika kyçe në orbitën e mekanizmave bavareze.

2.Lautaro Martinez (75 mlionë euro)- Argjentinasi ka marrë trajtën e futbollistit kyç në Milano dhe pikërisht është ky faktori që rekordmenët vazhdojnë të nuhasin gjetjen e hapësirës për të ndërvepruar në treg.

3. Dushan Vllahoviq (80 milionë euro)- Fiziku i serbit mund të konsiderohet ideal, me tiparet e një “pyke” klasike, megjithatë pretendimet e Juventusit mund të ndikojnë negativisht.

4.Randal Kolo Muani (37 milionë)- ”Dashuria” e shprehur ndaj Bajernit pas përplasjes më këta të fundit në kampionat i rriti akoma më tepër dyshimet se pas kësaj skene kanë filluar aludimet rreth shkuarjes në Mynih. Altruizmi i tij me numrin e lartë të asisteve, shikohet me shumë admirim në kampin e kampionëve gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat