Del Piero: Europa League shumë e rëndësishme për Juventusin

Futboll

Del Piero: Europa League shumë e rëndësishme për Juventusin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Alessandro Del Piero

Juventus shpreson që këtë sezon me pjesëmarrjen në Europa League, ti shkojë deri në fund kompeticionit dhe ta fitojë atë.

Kjo është dhe shansi i artë për të luajtur në Champions për sezonin e ardhshëm, duke parë dënimin prej 15 pikësh nga Federata Italiane.

Alessandro Del Piero, i cili foli në një emision “Sky Sports” duke u shprehur se bardhezinjtë do i japin një rëndësi të madhe këtij kompeticioni.

“Juventus po përballet me sfida jashtë fushës, të cilat mund të përkeqësojnë më tej pozicionin e tyre në renditjen përfundimtare të Serie A. Allegri do t’i jepte një kuptim të fortë Europa Leagues.

Ky kompeticion tashmë është i rëndësishëm, por mund të vlejë shumë më tepër.

Europa League përfaqëson një dritë të rëndësishme për të ardhmen e Juventusit”, u shpreh Alessandro Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat