FA nis hetim për tifozët e Arsenalit

Futboll

FA nis hetim për tifozët e Arsenalit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:23
Kevin de Bruyne

FA nis hetim për tifozët e Arsenal!

Kevin de Bruyne ishte një nga protagonistët e ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal dhe të fituar 3-1 nga Manchester City.

Ylli belg shënoi golin e parë të skuadrës së tij dhe më pas u bë “protagonist” i një sherri me Artetën (të dy u sqaruan pas ndeshjes).

Megjithatë kjo nuk është e gjitha, federata angleze ka hapur një hetim për hedhjen e objekteve (veçanërisht shisheve) ndaj tij nga tifozët e Arsenalit në momentin e zëvendësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat