Kush do ta drejtojë derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Futboll

Kush do ta drejtojë derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Shkëndija gjatë një seance përgatitore

Pjesa pranverore e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut fillon të dielën. 

Luhen të pesë ndeshjet e javës së 19-të, me fillim nga ora 14:00, ndërsa Sileksi është i lirë. 

Skuadrat shqiptare synojnë fitore, si Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi. 

Në qendër të vëmendjes është superderbi mes Shkupit dhe Shkëndijes, e cila luhet në Kërçovë.

Derbin e madh shqiptar do të drejtojë gjyqtari Aleksandar Stavrev. 

Në derbin tjetër në Kavadar, mes Tikveshit dhe liderit Struga TL, do ta gjykojë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat